Plakolli: Simbolet kombëtare dhe vlerat fetare, pjesë e identitetit tim

Kandidati për deputet nga Koalicioni për Familje, Sokol Plakolli, ka deklaruar përkushtimin e tij ndaj simboleve kombëtare dhe vlerave fetare, duke theksuar se ato janë pjesë e pandashme e identitetit të tij.

Në një postim të fundit, Plakolli iu përgjigj kritikëve që e kundërshtojnë për përzierjen e simboleve kombëtare, si Përkrenarja e Skënderbeut apo lahuta, me përkushtimin fetar.

“Ka që do të kritikojnë duke thënë: Pse falesh dhe e mban përreth Përkrenaren e Skënderbeut, kokën e dhisë, apo lahutën? Unë ju them, këto simbole janë simbolet tona kombëtare që unë i ruaj dhe i çmoj. Janë vlera të pa kontestueshme të kombit të cilit unë i takoj,” ka shkruar ai.

Plakolli gjithashtu theksoi se jeton në harmoni me këto dy shtylla të identitetit të tij, duke nënvizuar se përkushtimi fetar dhe simbolet kombëtare e plotësojnë njëra-tjetrën.

“Ka që do të kritikojnë duke thënë: Pse falesh në shesh si turko, arab i veshur me rroba kombëtare e me simbole kombëtare përreth!? Po ja që unë i kultivoj të dy këto vlera paralelisht, jetoj bashkë me to dhe nuk më pengojnë. Përkundrazi më plotësojnë,” ka deklaruar ai.

Deklaratat e Plakollit pasojnë një diskutim të gjerë për rëndësinë e ruajtjes së simboleve kombëtare dhe promovimit të diversitetit kulturor e fetar në shoqërinë kosovare. Ai ka fituar vëmendje për qëndrimet e tij të hapura dhe përfshirjen e identitetit kombëtar. /Kosova.info/


Go to TOP