Abdixhiku në Arbëri: Entuziazëm dhe frymë e re për projektet konkrete në Prishtinë

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), u prit me entuziazëm nga qytetarët e lagjes Arbëria (Dragodan) në Prishtinë gjatë një tubimi të mbajtur mbrëmjen e sotme.

Gjatë takimit, Abdixhiku theksoi frymën e re politike që po krijohet në kryeqytet duke e cilësuar si një lëvizje që i tejkalon vijat partiake. “Kjo është frymë, është dashni, është lëvizje politike që nuk e kemi parë ndër vite,” deklaroi ai.

Në fjalimin e tij, Abdixhiku prezantoi projektet konkrete që LDK planifikon për Prishtinën, duke adresuar interesin e qytetarëve për ide dhe punë të realizueshme. “Njerëzit e Prishtinës po kërkojnë projekte konkrete – dhe këto i kanë tek ne,” tha ai, duke shtuar se kryeqyteti po ecën drejt një drejtimi të ri politik.

Takimi u vlerësua si një nga më të ngrohtët në këtë lagje, duke përforcuar mbështetjen për Abdixhikun dhe vizionin e tij për Prishtinën. /Kosova.info/


Go to TOP