Limaj: Kosova ka nevojë për drejtim në rrugën e duhur
Koalicioni AAK – NISMA – Konservatorët – Forumi intelektual e30 – Ideal ka mbajtur tubim elektoral në qytetin e Malishevës.
Numri 2 në listën për deputet nga ky koalicion, njëherësh kryetar i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj në takim me intelektualët e punonjës të arsimit në këtë qytet tha se Kosova me shumë se kurrë kërkon zërin nacional.
“Kosova ka nevojë me kapë për dore e me drejtua në rrugën e duhur”, ka thënë ai.
Limaj ka thënë se ëndrra e tij është pavarësia energjetike si mundësi ideale e zhvillimit ekonomik te vendit. Ai tutje theksoi se roli i tyre në zgjedhjet e 9 shkurtit është me mision për ta zhvilluar Republikën.
Duke qenë se Malisheva udhëhiqet nga partia e tij, Limaj tha se çdo e arritur deri më sot është krijuar me angazhimin e përbashkët me qytetarë.

