Ukaj: Mos e citoni Rugovën, ju përfaqësoni filozofinë më antirugoviane në histori
Publicisti Ndue Ukaj ka reaguar ashpër ndaj atyre që sipas tij citojnë Ibrahim Rugovën për interesa personale, duke përçmuar në të njëjtën kohë vlerat që përfaqëson ai.
Ukaj thekson se këta individë, në dy dekadat e fundit, kanë minuar trashëgiminë e Rugovës, duke kontribuuar në shkatërrimin e Kosovës dhe duke përfaqësuar injorancë absolute në politikë.
“Për interesat e veta, edhe djalli mund të citojë Biblën,” shkruan Ukaj duke paralelizuar këtë me ata që sot përdorin emrin e Rugovës, ndërsa përbuzin trashëgiminë e tij.
Sipas Ukajt, Rugova mbetet një model frymëzues i demokracisë perëndimore dhe themelimit të shtetit të Kosovës, ndërsa udhëheqja aktuale është dëshmi e një filozofie orientale destruktive që ka sjellë izolim dhe sanksione për vendin.
“Kjo është filozofia më antirugoviane në historinë e këtij vendi,” përfundon Ukaj duke vënë theksin në hendekun që sot ekziston mes Kosovës dhe perëndimit si pasojë e qeverisjes aktuale. /Kosova.info/
