Shtufi përfundon librin autobiografik: promovimi pranverën 2025

Publicisti i njohur, Pal Shtufi, ka njoftuar përfundimin e librit të tij të ri, të cilin e cilëson si një autobiografi, por edhe si një pasqyrë të jetës së përbashkët me njerëzit që e kanë shoqëruar gjatë rrugëtimit të tij.

Shtufi thekson se botimi i librit do të varet nga botuesi dhe redaktori, duke parashikuar që procesi të nisë në janar të vitit 2025. Ndërkohë, promovimi i librit do të organizohet në pranverë.

Ky projekt i shumëpritur pritet të sjellë një rrëfim të sinqertë dhe frymëzues për lexuesit. /Kosova.info/

Go to TOP