Këto janë të gjitha vendimet që u morën sot në mbledhjen e Qeverisë

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 238, ku janë marrë disa vendime.Në këtë mbledhje ndër tjera është miratuar vendimi për themelimin e Muzeut të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri.

Sipas njoftimit nga Zyra e kryeministrit gjatë kësaj mbledhje qeveria ka miratuar Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Shëndetësisë, Projektligjin për Prodhimin, Kultivimin, Grumbullimin, Përpunimin, Tregtimin, Kontrollin e Duhanit, Produktet e Duhanit dhe Produktet e Ndërlidhura, si dhe ka aprovuar Rregulloren për Detyrat, Përbërjen, Funksionimin dhe Kompensimin e Komisioneve në Agjencinë Antidoping. 

Gjithashtu kabineti qeveritar ka emëruar Vedat Maxhunin në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim dhe Luan Sylajn në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Qeveria ka themeluar edhe Task Forcën për Mbrojtjen dhe Shfrytëzimin e Ligjshëm të Pyjeve dhe ka aprovuar kërkesën e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për transfer të mjeteve buxhetore në shumë prej 450 mijë euro, deri nën 25% të ndarjes së ndikuar negativisht në total të kategorisë së shpenzimeve Investimeve kapitale të nën-programit Sekretariati i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, për mbulimin e obligimeve.

Këto janë të gjitha vendimet që u morën në këtë mbledhje:

 Miratuar vendimin për shqyrtim të mëtejmë për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore, të menaxhuara dhe administruara nga AKP të cilat janë të nevojshme për realizimin e projekteve të Komunës së Hanit të Elezit si në vijim:

 Rindërtimi i fushës së futbollit;

 Rregullimi i pronësisë për fabrikën e ujit;

 Ndërtimi i qendrës për kulturë dhe rini; dhe

 Zgjerimi i rrugës pranë terminalit doganor.

Miratuar vendimin për shqyrtim të mëtejmë të kërkesës për shpronësim për realizimin e projektit: Varrezat e Fshatit dhe Fusha Sportive në Dobërçan, Komuna e Gjilanit.

Miratuar vendimin për shqyrtim të mëtejmë të kërkesës për shpronësim për realizimin e projektit: Çerdhe e fëmijëve, hapësirë gjelbëruese dhe infrastrukturë rrugore, në Komunën e Gjilanit.

Nisur procedurat për ndërtimin e objektit të Spitalit në Ferizaj në vlerë totale prej 27.9 milionë euro.

Aprovuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje.

Miratuar Koncept-dokumentin për Zhvillimin e Kornizës Rregullative të Tregjeve Financiare të Republikës së Kosovës. Kjo hap rrugën për vendosjen e themeleve të tregjeve financiare në Kosovë, për bono të korporatave dhe bursën e kapitalit, që do të mundësojë zgjerimin e mundësive për qasje në financa të ndërmarrjeve tona.

Miratuar në parim nismën për negocimin e Marrëveshjes së Grantit ndërmjet Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe KfW, Frankfurt Am Main, dhe Pastrimi Sh. A, për projektin “Zhvillimi Urban i Përshtatshëm për Klimën II”.

Miratuar në parim nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe KfW, Frankfurt Am Main, dhe Pastrimi Sh. A, për projektin “Zhvillimi Urban i Përshtatshëm për Klimën II”.

Ndarë 350 mijë euro për organizimin e pjesëmarrjes së Kosovës në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, me Kosova House. /Kosova.info/


Go to TOP