Nikaj zgjedhet Sekretar i Rrjetit të Partive Liberale të Evropës Juglindore

Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Partisë Demokratike të Kosovës, Bernard Nikaj është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i Rrjetit të Partive Liberale të Evropës Juglindore.

Lajmin e ka dhënë vet partia, teksa ka bërë të ditur se janë pjesë e këtij rrjeti nga viti 2022.

“E përgëzojmë sekretarin Nikaj për këtë detyrë të re duke i uruar suksese në angazhimin e përbashkët drejt avancimit të demokracisë dhe fuqizimit të vlerave liberale”, thuhet në postimin e PDK-së. /Kosova.info/


Go to TOP