Osmani: Kosova dhe Holanda të përkushtuara për bashkëpunim të thelluar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes Kosovës dhe Holandës gjatë një takimi me kryeministrin holandez, Dick Schoof.

Në qendër të bisedës ishte samiti i ardhshëm BE – Ballkani Perëndimor dhe përparimi i Kosovës në rrugën e integrimit evropian.

Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Holandës dhe nënvizoi angazhimin për të thelluar më tej marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Kosova vlerëson marrëdhëniet e forta me Holandën dhe jemi të përkushtuar për të thelluar bashkëpunimin tonë,” ka shkruar ajo në rrjetin social X, duke përmendur gjithashtu rëndësinë e diskutimeve për të ardhmen evropiane të Kosovës. /Kosova.info/


Go to TOP