Filarmonia në lëvizje vazhdon me sukses koncertin në Prizren
Programi `Filarmonia në lëvizje` vazhdon të bëjë bujë, dhe destinacioni i radhës ishte Prizreni.
Orkestra Frymore e Filarmonisë së Kosovës, nën drejtimin e Dario Salvit, solli një koncert të paharrueshëm në Teatrin e Qytetit ‘Bekim Fehmiu’.
Interpretimi i veprave të kompozitorëve të huaj të njohur si dhe atyre vendorë, u prit me duarrokitje nga publiku i pranishëm.
Koncerti u hap me veprën Illyrian Dances nga Guy Woolfenden, një krijim që emocionoi publikun. Pas kësaj, orkestra vazhdoi me një pjesë epike, The Gael (The Kiss), nga filmi i Fundit i Mohikanëve i Trevor Jones, dhe një tjetër moment magjik – I Dreamed a Dream nga Claude-Michel Schönberg, ku solist ishte saksofonisti i njohur Dardan Gjinolli.
Në dy pjesët e fundit të koncertit, orkestra u bashkua me Kori i Meshkujve i Filharmonisë së Kosovës për të interpretuar veprat In a Persian Market dhe In a Monastery Garden, të kompozuara nga Albert Ketèlbey.
Ky bashkëpunim i jashtëzakonshëm krijoi një atmosferë të mrekullueshme, duke bërë që ky koncert të mbetej në memorien e publikut të Prizrenit për shumë kohë.
Filharmonia e Kosovës vazhdon të sjellë artin dhe muzikën e saj afër publikut të gjerë, duke e bërë këtë program një sukses të vazhdueshëm. /Kosova.info/
