Miratohen kapacitetet transmetuese Kosovë-Shqipëri në vlerë 50 megavatë

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji, në mbledhje e sotme shqyrtoi edhe rivlerësimin e sasisë së kapaciteteve transmetuese ndërkufitare Shqipëri-Kosovë për procesin e Bashkimit të Tregjeve, ku ZRRE më këtë rast miratoi kapacitetet mes dy vendeve Kosovës dhe Shqipërisë në vlerë prej 50 megavatësh.

Po ashtu Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji, në mbledhjen e njëmbëdhjetë me radhë  shqyrtoi disa pika të rendit të ditës, ndër to edhe raportin mbi të Hyrat Maksimale të Lejuara për Ngrohtoren e Qytetit ‘Termokos’, për sezonin e Ngrohjes 2024/2025.

Kryetari i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRrE), Ymer Fejzullahu tha se shpreson që në vitin e ardhshëm edhe konsumatorët e tjerë të përshihen në faturimin e ngrohjes sipas konsumit.

“Aty ku pa pasur mundësi, ZRRE e ka mbështetur këtë projekt. Sipas planifikimit me këtë projekt dhe  vlerësimit tonë me këtë projekt do të këtë kursime të konsumatorët”, tha ai.

Kurse Astrit Saraqini, udhëheqës i departamentit për energji termike dhe gaz në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë tha se të hyrat duhet të mblidhen prej tarifave.

“Mirëpo për shkak të strukturës tarifore, e cila është në fuqi që ka disa grupacione ose lloje tarifash nevojitet të bëhet një alokim i vlerës së hyrave të lejuara 10 milionë në komponente tarifore”, tha Saraqini.

Ai shtoi se përkundër faktit se projekti për matësit nga ngrohtorja e kryeqytetit është zotuar se do të fillojë të plotë faturimin, ne siç e shohim tani nuk është i plotë dhe i mangët.


Go to TOP