Deputeti gjerman: Nëse Serbia dëshiron BE, duhet ta njohë Kosovën
Deputeti gjerman dhe raportuesi për Kosovën në Bundestag, Thomas Hacker, tha se për të hyrë Serbia në BE, duhet të njohë Kosovën.
Ai e cilëson procesin e Berlinit një sukses të madh, teksa falënderon Kosovën që zhbllokoi marrëveshjen e CEFTA-s.
Sa i përket dialogut, Hacker vlerëson se duhet një qasje e re dhe se Lajçak nuk ka qenë i drejtë. Sipas tij, masat ndaj Kosovës janë të padrejta dhe duhet të hiqen menjëherë.
Ai në një intervistë për A2 CNN, ka kritikuar veprimet jo demokratike e të dëmshme të Serbisë.
