Zogaj: Projekti i “Banesave të Bardha” në fazën finale, përfundimi pritet në nëntor
Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka njoftuar se dinamika e punimeve në zonën e “Banesave të Bardha” ka përshpejtuar dhe projekti është në rrugën e duhur për t’u përfunduar brenda nëntorit.
Sipas tij, kjo hapësirë do të shndërrohet në një plato të re moderne, me shumë gjelbërim dhe me ndriçim të ri, duke ofruar një ambient të këndshëm për banorët dhe vizitorët.
Zogaj theksoi se ky projekt është një nga përpjekjet e komunës për të përmirësuar hapësirat publike dhe infrastrukturën në Prishtinë. /Kosova.info/
