Zogaj: Punimet te “Banesat e Bardha” përfundojnë brenda 2 muajve, kërkoj falje për shqetësimet dhe për vonesat
Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, i është drejtuar banorëve të lagjes “Banesat e Bardha”, duke kërkuar falje për shqetësimet dhe vonesat e shkaktuara nga tejzgjatja e punimeve në këtë zonë.
Zogaj theksoi se ka pranuar qindra ankesa nga banorët dhe i kupton vështirësitë që kjo situatë ka sjellë në përditshmërinë e tyre.
Ai garantoi se projekti do të përfundojnë brenda dy muajve të ardhshëm, përpara fillimit të dimrit, dhe falënderoi banorët për durimin dhe mirëkuptimin e treguar. /Kosova.info/
