Çeku: Kontratë sekrete mes Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë së lidhur me Milan Radojqiçin: KEK shiti thëngjill me çmim të ulët
Gazetari hulumtues, Fitim Çeku, ka zbuluar një kontratë sekrete të nënshkruar në vitin 2022 mes Qeverisë së Kosovës dhe një kompanie të lidhur me Milan Radojqiçin.
Sipas raportit, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka shitur thëngjill për një kompani serbe për një vlerë prej 2 milionë euro, me çmim 70% më të lirë se ai i tregut.
“Transaksionet financiare për këtë marrëveshje janë planifikuar të vijnë nga Serbia përmes Raiffeisen Bank dhe Bankës Qendrore, duke ngritur shqetësime për implikimet e mundshme financiare dhe politike të kësaj marrëveshjeje”, ka shkruar Çeku. /Kosova.info/
