Rama: Nga e hëna nis linja e re e autobusëve Prishtinë-Janjevë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, njoftoi se nga e hëna do të fillojë qarkullimi i rregullt i linjës së autobusëve Prishtinë-Janjevë.

Në një takim me kryetarin e Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, u finalizuan detajet për këtë shërbim të ri, i cili synon të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve mes dy vendbanimeve.

Rama gjithashtu bëri të ditur se së shpejti do të nisë edhe linja e autobusëve Prishtinë-Obiliq duke plotësuar nevojat e banorëve të kësaj komune për transport publik të rregullt. /Kosova.info/


Go to TOP