Sateliti regjistroi momentin kur uragani goditi brigjet e Floridës

Uragani Milton arriti në bregun e Floridës natën e së mërkurës si një stuhi e kategorisë 3, sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve të SHBA-së, duke shkaktuar përmbytje të rrezikshme dhe stuhi të fuqishme që kërcënojnë jetën. Mbi një milion njerëz kanë mbetur pa energji elektrike dhe është raportuar për viktima të shumta.

Stuhia e fuqishme zbarkoi në Florida rreth orës 20:30 me kohën lokale, pranë Siesta Key, në jug të Tampas, me erëra që arrinin shpejtësi maksimale prej rreth 200 kilometra në orë

Momenti i arritjes së uraganit në tokë u kap nga Instituti Kooperativ për Kërkime Atmosferike, i cili publikoi video satelitore të stuhisë së madhe teksa lëvizte përmes shtetit. Videot përfshinin momentin kur uragani zbarkoi pranë Siesta Key, vetëm pesë milje në jug të qytetit të Sarasotës.

Go to TOP