Vdes ish-ylli i Holandës dhe i Barcelonës

Ka vdekur në moshën shtatëdhjetë e tri vjeçare ish-ylli i Holandës dhe i Barcelonës, Johan Neeskens, ka njoftuar Shoqata Mbretërore Holandeze e Futbollit të hënën.

Neeskens ka bërë shtatëdhjetë e nëntë paraqitje për Kombëtaren holandeze dhe ishte një nga shtyllat kryesore të skuadrës së Holandës që kishte arritur në finalet e Kupës së Botës më 1974 dhe më 1978. Johan Neeskens e kishte shënuar golin e parë në finalen e Kupës së Botës 1974 kundër Gjermanisë Perëndimore.

Në Kupën e Botës të vitit 1974, Neeskens kishte përfunduar i dyti në listën e golashënuesve më të mirë me pesë gola, duke fituar Këpucën e Argjendtë. Holanda kishte humbur në finalen e atij turneu kundër Gjermanisë Perëndimore me rezultat 2-1. Katër vite më vonë, Argjentina e kishte mposhtur Holandën në finalen e radhës. Skuadrat e viteve 1974 dhe 1978 shpesh konsiderohen si “gjenerata e artë” e futbollit holandez, ku përfshihen lojtarë si Johan Cruijff, Johnny Rep, Ruud Krol dhe Willem van Hanegem.

“Bota jo vetëm që i thotë lamtumirë një sportisti të talentuar, por mbi të gjitha, një personi të dashur, të përkushtuar dhe të mrekullueshëm”, ka thënë KNVB pas ndarjes nga jeta të Neeskens.

Go to TOP