Rukiqi kritikon rritjen simbolike të pensioneve: spin i dobët për të fshehur zmbrapsjen ndaj mallrave serbe

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi, ka kritikuar ashpër rritjen simbolike të pensioneve, duke e quajtur atë një veprim elektoral dhe të lehtë për t’u lexuar.

Sipas tij, kjo rritje nuk synon përmirësimin e kushteve të pensionistëve, por është një përpjekje për të larguar vëmendjen nga vendimi i qeverisë për heqjen e ndalimit ndaj mallrave serbe.

Rukiqi theksoi se pensionet e rritura nuk përballojnë as efektin e rritjes së çmimeve duke i cilësuar këto veprime si një formë e dobët e manipulimit politik. /Kosova.info/

Go to TOP