Muharremi: Akademik Tahir Emra, gjiganti i artit shqiptar, ndahet nga jeta

Akademik Hivzi Muharremi ka njoftuar me dhimbje të thellë ndarjen nga jeta të Akademik Tahir Emra, një prej figurave më të shquara të artit bashkëkohor shqiptar.

“Me një karrierë të pasur artistike, Tahir Emra krijoi vepra që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në kulturën shqiptare, duke prekur zemrat e shumë brezave me fuqinë dhe ndjeshmërinë e tij artistike”, ka shkruar ai.

Muharremi ka thënë se, punimet e tij, të pasqyruara nga frymëzimi i tokës, njerëzve dhe historisë, mbeten një trashëgimi e pavdekshme.

“Me largimin e tij, arti shqiptar humbi një gjigant, por veprat e tij do të vazhdojnë të flasin për të”, ka përfunduar Muharremi. /Kosova.info/

Go to TOP