AKB prezanton Kosovën në Panairin Ushqimor dhe Teknologjik “Bursa 2024”

Me ftesë të Odës Ekonomike Tregtare të Bursës, një delegacion i Aleancës Kosovare të Bizneseve, i udhëhequr nga kryetari Agim Shahini, po merr pjesë në Panairin Ushqimor dhe Teknologjik “Food Point Products 2024.”

Kryetari i BTSO-së, Ibrahim Burkay, falënderoi delegacionin e AKB-së, duke shprehur gatishmërinë për të mbështetur prodhuesit dhe tregtarët kosovarë me produkte finale, teknologji, dhe lëndë të parë nga sektorë të ndryshëm, si dhe me praktikat më të mira prodhuese.

Shahini theksoi se shkëmbimet tregtare midis Kosovës dhe Turqisë kanë arritur mbi 800 milionë euro në vitin e kaluar, kryesisht në favor të bizneseve turke.

AKB inkurajon bizneset turke të vizitojnë dhe investojnë në Kosovë. /Kosova.info/


Go to TOP