Rama: Mbështetje për pjesëmarrjen historike të Kosovës në Lojërat Paralimpike Paris 2024
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka marrë pjesë në ceremoninë përmbyllëse të Lojërave Paralimpike Paris 2024, si i ftuar i Komitetit Paralimpik të Kosovës.
Rama shprehu krenarinë për Grevist Bytyqin, i cili bëri histori si garuesi i parë nga Kosova në këto lojëra, dhe theksoi angazhimin e Kryeqytetit për të mbështetur personat me aftësi të kufizuara.
Ai gjithashtu përgëzoi Komitetin Paralimpik të Kosovës, nën drejtimin e Njomza Emini, për arritjen e anëtarësimit në Komitetin Ndërkombëtar Paralimpik dhe për përfaqësimin e denjë të Republikës së Kosovës. /Kosova.info/
