Piraj përgënjeshtron thashethemet: Nuk do të angazhohem në politikë, por në zhvillim ekonomik të vendit
Afaristi Burim Piraj, ka reaguar ndaj thashethemeve që qarkullojnë, duke sqaruar se nuk do të jetë pjesë e politikës.
“Nuk e shikoj vetveten në politikë dhe se nuk dëshiroj që për shkak të përkatësisë partiake të urrehem nga bashkëkombësit e mi”, ka shkruar ai.
Piraj shprehu dashurinë e tij për të gjithë shqiptarët dhe theksoi se do të japë kontributin maksimal për ta shndërruar vendin në një model të zhvillimit ekonomik, duke e cilësuar si vendin më të bukur në botë.
Në përfundim, ai uroi bekimet e Zotit për të gjithë. m/Kosova.info/
