Berisha: Marrëdhëniet mes ShBA-ve dhe shqiptarëve mbeten të forta pavarësisht qeverive

Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra, Elmi Berisha, deklaroi se marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe shqiptarëve mbeten të forta, pavarësisht ndryshimeve në qeveri.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Berisha theksoi angazhimin e Vatrës në mbrojtjen e interesave të shqiptarëve në rajon dhe shtoi se qëndrimet e ShBA-ve ndaj çështjeve shqiptare nuk do të ndryshojnë, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve presidenciale.

Gjatë vizitës së tij në Uashington, ai u takua me zyrtarë të lartë amerikanë për të diskutuar çështje të rëndësishme për Ballkanin Perëndimor dhe shqiptarët në rajon.

Berisha shprehu besimin e tij në vazhdimin e mbështetjes së ShBA-ve për çështjet shqiptare, duke përfshirë edhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. /Kosova.info/


Go to TOP