Hoxhë Drilon Gashi: Koha për të mbështetur studiuesit tanë dhe promovuar dijen vendore
Hoxhë Drilon Gashi ka bërë thirrje për një reflektim mbi prioritetet kulturore dhe arsimore në vend, duke kërkuar që vëmendja dhe mbështetja të fokusohen më shumë tek studiuesit vendorë.
Gashi shprehu shqetësimin se shpeshherë studiuesit e huaj, amerikanë dhe arabë, marrin më shumë hapësirë dhe vëmendje, ndërsa kontributi i studiuesve shqiptarë mbetet në hije.
Ai nënvizoi rëndësinë e ndërtimit të një tradite të fortë të dijes dhe kulturës në Kosovë, duke promovuar dhe vlerësuar punën dhe përkushtimin e akademikëve vendas. /Kosova.info/
