Qilimi i ngurtë i mirëseardhjes në Gjirokastër, drejt përfundimit
Qilimi i ngurtë i mirëseardhjes në Gjirokastër është drejt përfundimit.
Kështu ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në Facebook.
“Drejt përfundimit edhe qilimi i gurtë i mirëseardhjes në Gjirokastër mbi parkimin e ri nëntokësor të qytetit, që e çliron tërësisht nga makinat sheshin e rilindur të Çerçizit dhe lidh për këmbësorët hyrjen në qytet me Qafën e Pazarit, e cila gëlon ditë e natë nga turistët që këtë vit janë edhe më të shumtë, ndërkohë që çdo muaj hapen dyer të reja shtëpish tradicionale të restauruara e rilindura si bujtina mikpritjeje”, shkroi Rama.
