Malaj: Vepra e Kadaresë ka ndriçuar identitetin tonë kombëtar

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, në një postim ka ndarë çaste nga ceremonia e përkujtimit të shkrimtarit të mirënjohur Ismail Kadare, në ambientin e ambasadës në Prishtinë.

“Në nderim dhe mirënjohje për veprën madhështore të shkrimtarit Ismail Kadare, sot pritëm në ambientet e ambasadës në Prishtinë për të shprehur ngushëllimet e tyre në librin e ngushëllimeve shumë përfaqësues nga institucionet shtetërore të Kosovës, trupi diplomatik i akredituar në Kosovë, bashkëkombas shqiptar nga Kosova e trevat e tjera mbarëshqiptare”, ka shkruar ai.

Në postimin falënderues, Malaj ka thënë se Kadare ka ndriçuar identitetin kombëtar shqiptar.

 “Vepra  e Ismail Kadarese ka ndriçuar kulturën dhe identitetin tonë kombëtar, duke e bërë të njohur zërin shqiptar në mbarë botën”, ka shkruar ai. /Kosova.info/

Go to TOP