Përmbyllet viti akademik në Qendrën e Studentëve

Është përmbyllur viti akademik në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, me ç’rast studentët e fundit që kanë banuar në konvikte janë zhvendosur duke liruar hapësirat.

“Një vit sfidues, por edhe i suksesshëm. Me këtë rast falënderojmë të gjithë studentët për bashkëpunimin dhe normalisht stafin e QS-së për angazhimin dhe punën e palodhshme”, kanë shkruar faqja zyrtare e QS-së.

Çdo vit QS akomodon me fjetje dhe ushqim në Mensë afër 4 mijë studentë të Universitetit të Prishtinës. /Kosova.info/


Go to TOP