Murati: Po rritet numri i bashkatdhetarëve që po kthehen e investojnë këtu

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se numri i bashkatdhetarëve që po kthehen të investojnë e punojnë në Kosovë po rritet dita ditës.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka pretenduar se këtë po e shohin në të gjitha sektorët.

“Së shpejti do të lansojmë një instrument të ri që do të mundësojë katalizimin dhe rritjen e mëtutjeshme të investimeve të mërgatës sonë në atdhe. Sepse bashkatdhetarët tanë e njohin potencialin zhvillimor të vendit më mirë se cilido investitor tjetër i huaj”, shkroi ai në ‘Facebook’. /Kosova.info/

Go to TOP