Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë del me njoftim për rimbursim

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) njofton të gjithë përfituesit e thirrjes “ZBATIMI I MASAVE TË EFIÇIENCËS SË ENERGJISË PËR SHTËPITË INDIVIDUALE TË BANIMIT”, që kane kryer punimet dhe nuk kanë aplikuar ende për pranimin e subvencionit, se duhet të dorëzojnë dokumentet për disbursim deri me datën 31.07.2024.

Dokumentet për disbursim janë si më poshtë dhe duhet të dorëzohen vetëm në emailin [email protected].

1. Formulari i nënshkruar për rimbursim të cilin mund ta merrni këtu: https://fkee-rks.net/thirrjet-publike/

2. Kopja e Letër aprovimit e nënshkruar;

3. Kopja e letërnjoftimit (nr. personal);

4. Konfirmim nga banka i llogarisë bankare ose kopja e kartelës bankare (faqja e parë);

5. Faturat per punimet e kryera (faturat në emër të përfituesit);

6. Kopja e pagesave të kryera përmes bankës (transaksionet bankare) për të gjitha faturat;

7. Plotësimi i shtojcave të marrëveshjes e nënshkruar nga punëkryersi dhe përfituesi;

8. Marrëveshja me punëkryesin për të gjitha punimet, kur kompania i ka blerë edhe materialet, edhe i ka kryer punimet (nëse ka).

“Për arsye të respektimit të afateve të vendosura në vendimin e Bordit, të datës 07.02.2024 me nr. protokolli 247/2024, çdo aplikim pas 31.07.2024 nuk do të shqyrtohet nga FKEE”, thuhet në njoftim.


Go to TOP