Qeveria: Asociacioni s`është ombrellë për legalizim të strukturave paralele

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka reaguar për deklaratën e Bashkimit Evropian lidhur me operacionet e së hënës në veri të vendit.

Ai nëpërmjet platformës “X” ka deklaruar se thirrja e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm që strukturat ilegale të trajtohen me Asociacion është paraqitje mashtruese e asaj se si është menduar Asociacioni.

“Sugjerimi i EEAS në deklaratën e sotme – që strukturat ilegale në Kosovë duhet të trajtohen dhe të zgjidhen me Asociacion – është paraqitje mashtruese e asaj që Asociacioni ishte menduar të ishte ndonjëherë”, ka shkruar Përparim Kryeziu. /Kosova.info/

Go to TOP