Dyshohet se u grabit një barnatore në lagjen “Ulpiana” të Prishtinës
Një barnatore në Ulpianë dyshohet se sot është grabitur nga persona të panjohur.
Burime për Klankosova.tv bëjnë me dije se nga aty janë vjedhur një shumë e parave, barna dhe pajisje mjekësore.
Po ashtu, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe janë duke u marrë me rastin në fjalë.
Klankosova.tv ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigje zyrtare.
