Dybala qetëson tifozët e Romës: Nuk largohem

Sulmuesi argjentinas, Paulo Dybala, ka thënë se e ardhmja e tij është te AS Roma.

Ylli i “Romakëve” prej kohësh është i lidhur me disa klube të mëdha evropiane, por ish-futbollisti i Juventusit në intervistën për gazetën arabe “Al Arabi Al Jadeed”, ka pohuar se nuk do të largohet nga kryeqyteti italian.

“Për momentin e ardhmja ime është ndeshja tjetër. Më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë, por unë luaj për Romën dhe e imagjinoj veten te Roma”, tha Dybala.

Ai ka lavdëruar punën që bën trajneri Daniele De Rossi. Sipas Dybala-s, tekniku italian është ikonë e Romës.

“Ai është një ikonë e Romës si lojtar dhe tani është plotësisht i përkushtuar në rolin e tij të ri. Ai po transmeton idetë e tij dhe është vërtet stimuluese të punosh me të. Unë dua të jap më të mirën për këtë ekip dhe për tifozët që më pritën në mënyrë të pabesueshme. Do të doja një rezultat pozitiv dhe të arrijmë në Champions League këtë vit”, ka theksuar argjentinasi.

Go to TOP