Elldin Uglari emërohet zëvendësministër i Zhvillimit Rajonal

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Elldin Uglari, zëvendësministër të Zhvillimit Rajonal. Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi të dërguar për media nga Zyra e Kryeministrit.

“Kryeministri Kurti e uroi Uglarin për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”, thuhet në njoftim.

Uglari është Gjyqtar i Superligës së Kosovës në basketboll. Ai është anëtar i partisë së Duda Baljes. Emërimi i tij si zëvendësministër erdhi pas dorëheqjes së Almir Velijit. /Kosova.info/

Go to TOP