Avokati i Popullit: Me shqetësim po e përcjellim rastin e vdekjes së katërvjeçares nga Gjakova

Vdekja e katërvjeçares nga Gjakova, ka tronditur opinionin në Kosovës.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe Institucioni i Avokatit të Popullit.

Ky institucion thotë se me shqetësim po e përcjell rastin.

Në reagim thuhet se do t’i monitorojë nga afër, qё tё siguroj se tё gjitha institucionet pёrgjegjёse po i ndërmarrin masat e përcaktuara me ligj.

“Me këtë rast, Avokati i Popullit, në pajtim me rolin kushtetues dhe kompetencat e përgjegjësitë e përcaktuara me Ligjin për Avokatin e Popullit, do të zhvilloj hetimet lidhur me rastin”, thuhet në reagim.

Avokati i Popullit, thekson se të drejtat e tjera të njeriut ekzistojnë vetëm kur ekziston e drejta për jetën.

“E drejta në jetë është një e drejtë universale për të gjitha qeniet njerëzore, dhe si e tillë mbrohet me Kushtetutë dhe Konventën për të Drejtat e Fëmijës”, thekson Avokati i Popullit.

“Mbrojtja e jetës së fëmijës është detyrimi kryesor për çdo person, institucion apo organ tjetër. Marrë parasysh ndjeshmërinë e rastit Avokati i Popullit u bën thirrje institucioneve të ndërmarrin sa më parë veprimet e nevojshme sipas legjislacionit në fuqi”.

Rastin po e heton edhe Prokuroria e Gjakovës.

Go to TOP