Kurti takohet me Peach, flasin për bashkëpunimin në fushën mbrojtjes

Në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Munih, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjithashtu zhvilloi një takim me të Dërguarin e Posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach. 

Marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe situata e sigurisë në rajon, ishin dy prej pikave kryesore të takimit. 

Kryeministri Kurti falënderoi Lord Stuart Peach për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Mbretërinë e Bashkuar në fushën mbrojtjes dhe rolin aktiv të saj në fushën e sigurisë, veçanërisht përmes misionit të KFOR-it. /Kosova.info/

Go to TOP