Sllobodan Petroviq i ftuar në Lutjet e mëngjesit për të 14 herë

Ish-kryetari i Partisë së Pavarur Liberale, Sllobodan Petroviq, ka marrë ftesë për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit e 72-të  në Uashington.

Petrović deri më tani ka marrë pjesë 14 herë në këtë ngjarje tradicionale, e cila çdo vit në fillim të shkurtit mbledh liderë politikë, socialë dhe të biznesit nga ShBA dhe më shumë se 140 vende të botës.

Petroviq, i cili është edhe ish-zëvendëskryeministër i Kosovës, ka konfirmuar për Qendrën Mediale se edhe këtë vit do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit.

Lutjet e Mëngjesit  organizohen që nga viti 1953 dhe synon të kontribuojë në afrimin dhe mirëkuptimin midis vendeve, si dhe forcimin e solidaritetit ndërkombëtar dhe ndërtimin e paqes, përmes lidhjes së liderëve nga sfera të ndryshme.

Të pranishmëve do t’u drejtohet presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph Biden. /Kosova.info/

Go to TOP