Krasniqi viziton Vushtrrinë: Këtë model qeverisës PDK-ja do ta jetësojë edhe në nivel qendror

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka vizituar kryetarin e Vushtrrisë nga kjo parti, Ferat Idrizin, ku tha se bashkë me ekipin e tij po i përmbushin premtimet e dhëna për qytetarët e Vushtrrisë.

Krasniqi tha se projektet e shumta infrastrukturore dhe mbështetja e kategorive të ndryshme sociale nga qeverisja lokale, janë dëshmi e modelit qeverisës së PDK-së.

“Jam shumë i kënaqur me përgjegjësinë dhe përkushtimin e gjithë ekipit për t’u shërbyer qytetarëve të kësaj komune”, tha Krasniqi.

Më tej, ai tha se modelin e qeverisjes kredibile e të aftë, që sipas tij, po i mungon shumë Kosovës, PDK-ja do ta jetësojë edhe në nivelin qendror.

Go to TOP