Një shtëpi përfshihet nga flakët në Viti, lëndohen katër persona
Katër persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore, si pasojë e një zjarri që kaploi një shtëpi në fshatin Verban të Vitisë.
Ngjarja ka ndodhur pas mesnate, ndërsa të lënduarit pas tretmanit janë liruar për në shtëpi.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale në Gjilan, Valon Osmani, i cili bëri të ditur se në vendin e ngjarjes ka dalë edhe inspektori i zjarreve.
Ngjarja është duke u hetuar nga policia, me koordinim me prokurorin e shtetit.
