“990 ditë mungesa pa arsye”, PSD-ja me aksion pas rezultatit në PISA
Partia Socialdemokrate ka mbajtur një aksion simbolik para Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë lidhur me rezultatet në testin PISA.
Ata kanë vendosur një pankartë në objektin e kësaj ministrie me mbishkrimin “990 ditë mungesa pa arsye”.
Kosova është renditur në vendin e 76-të në rezultatet e testit të PISA-s për vitin 2022 për lexim, ndërsa në vendin e 77-të për shkencë nga 80 vende pjesëmarrëse.
