Kompanisë të telekomunikacionit i humbin shërbimet në Gaza

Paltel, një nga kompanitë kryesore të telekomunikacionit që i shërben Gazës po raporton se të gjitha shërbimet e saj kanë humbur në qytetin e Gazës dhe në veri të territorit.

Kjo për shkak të rifillimit të luftimeve midis Izraelit dhe Hamasit.

Kompania tha se skuadrat e saj teknike po punojnë pa pushim me të gjitha mjetet e disponueshme për të rivendosur shërbimet.

Që nga fillimi i luftës në tetor, Gaza ka raportuar se ka ndërprerje elektrike dhe komunikimi për periudha kohore.

Go to TOP