Netanyahu uron presidentin e zgjedhur të Argjentinës, dhe e falënderon për mbështetjen e tij gjatë luftës

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ka uruar Javier Milei që i fitoi votimet, të cilat i mundësuan atij të bëhet president i zgjedhur i Argjentinës.

Ai gjithashtu e falënderoi atë për mbështetjen e tij ndaj Izraelit gjatë luftës me Hamasin.

“Kryeministri falënderoi presidentin e zgjedhur për qëllimin e tij për të zhvendosur ambasadën e Argjentinës në Jerusalem dhe e ftoi atë të vizitojë Izraelin”, thuhet në deklaratën e zyrës së Netanyahut.

Go to TOP