Nga 2020-ta ishte në kërkim, arrestohet dhe dërgohet në burg burri nga Zupqi i Zubin Potokut
Është arrestuar një person në fshatin Zupq të Zubin Potokit i cili ishte në kërkim.
Kështu kanë bërë të ditur Policia e Kosovës, ku thanë se D.B. i lindur më 1983 ishte shpallur fajtor për veprën penale “Grabitje”.
Personi i arrestuar kërkohej nga Gjykata Themlore Mitrovicë nga 20.05.2020 dhe i është shqiptuar dënim me burg.
Ndërkaq i dënuari është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë.
