Tahiri në Paris: U përmbyll cikli i emërimeve të raportuesve të Këshillit të Evropës

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka qëndruar në Paris të Francës, teksa Beatrice Fresko Rolfo nga Monako është zgjedhur raportuese e Komitetit të Këshillit të Evropës për Mundësi të Barabarta dhe Mosdiskriminim.

Tahiri, potencoi se me këtë emërtim është përmbyllur caktimi i raportuesve nga Këshilli i Evropës.

“Komiteti i Këshillit të Evropës për Mundësi të Barabarta dhe Mos-diskriminim e votoi, znj. Béatrice Fresko Rolfo nga Monako si raportuese të këtij komisioni. Me këtë emërtim u përmbyll caktimi i raportuesve nga Këshilli i Evropës. Më herët është emëruar raportuesja nga AS/Pol për raportin, znj. Theodora Bakoyannis, nga Greqia, dhe raportuesja AS/Jur për opinion, Znj. Azadeh Rojhan, nga Suedia”, shkroi Tahiri.

“Gjatë qëndrimit në Paris theksova se Kosova ka një Kushtetutë shumë të avancuar për të drejtat e njeriut, sikurse përkushtimi politik në Kuvendin e Republikës së Kosovës për t’u anëtarësuar në Keshill i tejkalon agjendat e brendshme politike”.

Ai potencoi se në diskutime me deputetë të vendeve anëtare të BE-së, ka theksuar se rruga drejt integrimit Euroatlantik në NATO, BE, e në institucione si Këshilli i Evropës është rrugë njëkahëshe për Kosovën.

Go to TOP