Zyrtarja e Parlamentit Europian: Të gjithë sytë nga Brukseli, shpresojmë që Kosovës t’i hiqen sanksionet

Federica Woelk, Asistente e Akredituar e Parlamentit Evropian, ka shkruar se të gjithë i kanë sytë në Bruksel sot, atje ku kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të takohen sot.

Përmes një postimi në Twitter, Woelk ka shkruar se shpreson që Kosovës do t’i hiqen sanksionet.

Takimi trepalësh do të zhvillohet më vonë. Temë diskutimi do të jetë zbatimi i marrëveshjes së fundit për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve.

https://twitter.com/federicawoelk/status/1702202138141602280?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1702202138141602280%7Ctwgr%5E4ebb594e820915c8803e34c3359be2173fc1da20%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fteve1.info%2Fzyrtarja-e-parlamentit-europian-te-gjithe-syte-nga-brukseli-shpresojme-qe-kosoves-ti-hiqen-sanksionet%2F
Go to TOP