Osmani dënon kërcënimet e Serbisë ndaj policëve të Kosovës: Kjo fushatë duhet ndalur

Presidentja Vjosa Osmani ka dënuar kërcënimet ndaj zyrtarëve të rijnë policore nga Serbia, pas marrjes së pozitës në veri të vendit.

Ajo tha se kjo fushatë duhet të ndalët dhe autorët të sillen para drejtësisë.

“I dënoj kërcënimet ndaj zyrtarëve policorë të Kosovës nga ana e Serbisë dhe grupeve të saj kriminale”.

“Policia jonë është profesionale dhe multietnike. Kjo fushatë duhet të ndalet dhe autorët duhet të sillen para drejtësisë. Jemi me oficerët tanë policorë derisa ata shërbejnë me guxim për një Kosovë të sigurt për të gjithë”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Go to TOP