Dëbimi nga Kosova i gruas ruse të kosovarit, flasin nga Ministria e Brendshme

Gruas ruse të një kosovari, e cila jeton në Gjermani, iu ndalua hyrja në Kosovë të shtunën.

Ajo mundi të ateronte në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës mirëpo u kthye prapa nga autoritetet e Kosovës.

E në një përgjigjje nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë thënë se shkak për këtë është një vendim që i obligon shtetasit e Rusisë të pajisen me vizë të Kosovës për hyrje, transit dhe qëndrim në Kosovë.

“Të gjithë shtetasit e Federatës Ruse, bartës të Pasaportave të rregullta, zyrtare dhe diplomatike, si dhe ata që kanë leje qëndrim biometrik valid, të lëshuar nga shtetet e zonës Schengen, përfshirë bartësit e vizës valide Schengen shumë hyrëse, obligohen të pajisen me vizë të Republikës së Kosovës, për hyrje, transit dhe qëndrim në territorin e Republikës së Kosovës”, kanë thënë nga MpB.

Go to TOP