Sot 37 gradë, më 2007 ishte 39.6

Të martën në pikën statike për matjen e temperaturës së ajrit në kryeqytet u shënua niveli i nxehtësisë prej 36 gradë celsius në orën 14.

Parashikuesi i motit, Besim Aliu, bëri me dije se në orët e mëvonshme në vendet urbane ajo parashihej të arrinte deri në 39 gradë.

Megjithëkëtë, e marta e fundit e korrikut nuk është dita më e zhegitshme në vend, sipas të dhënave të Institutit Meteorologjik.

Aliu tregon se në vargun e këtyre ditëve me vapë, Kamenica, Gjakova dhe Prizreni janë komunat më të ngrohta.

Mirëpo kaq i nxehtë si korriku nuk do të jetë gushti, e madje që nga e mërkura temperaturat do të bien e do të ketë shkarkime rrufesh e reshje shiu. 

Go to TOP