Kështu reagon Hisen Berisha pasi Ramush Haradinaj tha “Thaçi e Mustafa kanë qenë turist në luftë”
Ish-komandanti i UÇK-së, në Koshare, Hisen Berisha, deri sa ka komentuar deklaratën e të parit të AAK-së, se Hashim Thaçi e Rrustem Mustafa kanë qenë “turist në luftë”, ka deklaruar se kjo nuk i bën nder UÇK-së.
“Në qoftë se është qëllimi të thuhet dikush apo cilën do pjesë të Kosovës ka pas hapësirë për turizëm siç ishin shprehur atëherë duhet të ju kujtoj se zona e Drenicës por edhe e krejt Kosovës nuk ka pas hapësira për turizëm e as nuk ka pas hije me qëndrua nën to . Të vetmen hije që kanë mujt me qëndru ka qenë ajo e kallashëve”, është shprehur Berisha.
Thotë se më këso deklarata nuk mbrohen ata që janë në Hagë.
Sipas tij, Haga nuk është rastësisht dhe se për këtë kanë kontribuuar jo vetëm prokuroria, por edhe shërbimi sekret serb e rus, e ndoshta edhe njerëz brenda të vendit për shkaqe elektorale.
“Zoti Thaçi turist është, më falni në shprehje. Turist është, ai ka qëndru në Drenicë, ai ka qëndru në Rogner, ka qëndru diku tjetër. Zoti Rrustem Mustafa turist është. Ka luftuar tre javë Remi në Llap. Ose tjetri ose tjetri, turista janë në UÇK, o djem. E kanë bërë të përkohshëm, përkohësisht hin e dil. Nuk jam duke ju fol pahiri, por po ju fol dikush i cili që nga data 24 mars 1998, shkoni le t’i marrin hetuesit e Kosovës, prokurorët, le t’i hijnë rend Dukagjinit, le t’i pyesin katun për katun: A jeni kanë në luftë, sa vet jeni kanë, kur ja keni nis, çka ka ndodhë me ju?”, ka thënë Haradinaj.
