Hovenier pret në takim Ylli Dalladakun, ushtarin e parë të FSK-së që kryen akademinë Ranger
Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier e ka pritur sot në një takim ushtarin e FSK-së, Ylli Dalladaku.
Hovenier shkruan në twtter se e mbështet FSK-në, teksa kalon një forcë mbrojtëse territoriale multi-etnike, profesionale në ndërveprimin e NATO-s.
”Ishte kënaqësi të takoheshim me të diplomuarin Ylli Dalladaku në akademinë ushtarake WestPoint, i pari kalues i FSK-së në Ranger School – një nga kurset më rigoroze të ushtrisë. Ne e mbështesim FSK-në teksa ajo kalon në një forcë mbrojtëse territoriale multi-etnike, profesionale, të ndërveprueshme nga NATO”, ka thënë Hovenier.
