Osmani: Ligji për pagën minimale do të trajtohet nga ekspertët ligjorë të Presidencës

Monitorimi i gjendjes së çrregullimit informativ në Kosovë dëshmon se temat politike në lidhje me zhvillimet në Kosovë përdoren më së shumti për krijim dhe shpërndarje të përmbajtjeve keqinformuese nga publikues të ndryshëm. Kjo u konstatua gjatë diskutimit në Konferencën për prezantimin e Raportit Vjetor për çrregullimin informativ të emërtuar si “Prapa Ekraneve”.

Nga gjetjet e raportit u pa se temat që ndërlidhen me ngjarjet e veriut në Kosovë u përdorën më së shumti për të dezinformuar në periudhën një-vjeçare të monitorimit.

Raporti është ndarë në tri pjesë kryesore, si Koncepti i Çrregullimit Informativ në Kosovë; Gjetjet e monitorimit njëvjeçar (korrik 2022 – qershor 2023); si dhe çështja e rregullimit dhe vetërregullimit medial në Kosovë dhe mangësitë ligjore e institucionale në këtë fushë.

Shkelzen Osmani, udhëheqës i Hibrid.info, gjatë prezantimit ka thënë se te dezinformatat mbizotërojnë temat për dhe rreth veriut të Kosovës me 10% të totalit, ndërsa raportet Kosovë-Serbi kapin shifrën prej 4 për qind.

“Nëse këto dyja bëhen bashkë dhe trajtohen si tema që ndërlidhen me raportet Kosovë-Serbi, atëherë mund të thuhet se kjo është tematika kryesore mbi të cilën është keqinformuar”, ka deklaruar ai.

“Dezinformatat shpërndahen kryesisht në momente kur ka ngjarje politike që ndërlidhen kryesisht me politikë e siguri. Kjo ndërlidhet me ngjarjet në veri por edhe në rajonet tjera që banohen me serbë në Kosovë, të cilat janë ngjarje që u jepet karakter politik e ndëretnik dhe ku ndërlidhet edhe siguria”.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, i ka pritur në takimit organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në takim u diskutua Ligji për pagën minimale.

Osmani tha se ky ligj ndodhet në Kuvend dhe sapo të vjen në Presidencë do të trajtohet nga ana e ekspertëve ligjorë në Presidencë dhe në përputhje me kompetencat kushtetuese të institucionit të Presidencës.

“Ky Ligj do të analizohet nga Zyra e Presidentes dhe më pas do të veprohet në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese e ligjore të Presidentes dhe duke pasur parasysh rëndësinë e trajtimit të dinjitetshëm të këtyre kategorive”, tha Osmani.

Në këtë takim, organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, prezantuan edhe disa nga sfidat me të cilat përballen këto kategori dhe u dakorduan ta vazhdojnë komunikimin për trajtimin e tyre.

Go to TOP